Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) protestuan për një shpërblim të denjë të punës së tyre. Protesta kishte si në kryeqytet, ashtu edhe në radio-stacionet rajonale. Në Sofje, një kryqëzim kyç pranë ndërtesës së radios u mbyll për një orë. Kërkesa kryesore është rritja urgjente e fondeve nga buxheti i vitit 2023 për BNR-në, e cila do të bënte të mundur rritjen e pagave me 25% për të mbuluar inflacionin e akumuluar që nga viti 2021. “Është e papranueshme që njerëzit që punojnë në një organizatë kaq prestigjioze të marrin paga 880 leva /rreth 450 euro/, për një përqindje të konsiderueshme 1000 leva /511 euro/ është vetëm mirazh”, thanë protestuesit. Protesta u organizua së bashku me strukturat e dy sindikatave më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, si dhe me strukturën e Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë në Radios.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..