Të enjten, më 18 maj, në Muzeun e Komunikacioneve në Sofje do të bëhet validimi i pullës postare me rastin e 100 vjetorit të Komitetit Olimpik Bullgar. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, i cili viziton vendin tonë që prej datës 16 maj në lidhje me kulmin e veprimtarive të kushtuara 100 vjetorit. “Është një nder për mua të jem pjesë e festimeve të 100 vjetorit të Komitetit Olimpik Bullgar. Bullgaria është një vend me tradita të mëdha dhe shumë suksese në sportin botëror. Ju keni një histori me të cilën mund të jeni krenar”, tha Bah duke mbërritur në Bullgari.
Gjimnastët bullgarë fituan gjithsej 16 medalje - 11 ari dhe 5 argjendi, në "Kupën e Sofjes", e cila ishte prova e madhe para Kupës së Botës të gjimnastikës ritmike këtë javë në kryeqytet. Në finalen me veglat e veçanta në..
Grigor Dimitrov vazhdon paraqitjen e shkëlqyer në Turneun e Tenisit Masters 1000 në Miami. Në çerekfinale, ai mundi argjentinasin Fransisko Serundolo me 6:7(6), 6:4, 7:6(3) në një ndeshje gati tre orëshe. Për të arritur në paraqitjen e dytë..
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..