Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi turistik “Shën Konstantin dhe Elena” ka 115 vjetorin

Foto: visitstconstantine.bg

Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit, rërës dhe parkut shekullor e bën vendin jashtëzakonisht të përshtatshëm për një pushim të shëndetshëm ose një pushim të shkurtër nga dinamika e qyteteve të madha. Në kompleks ka shumë qendra relaksi, hotele, restorante dhe ambiente sportive. Emri i kompleksit vjen nga manastiri "Shën Konstantini dhe Elena", i ndërtuar në shekujt XIV – XVI, në nder të perandorit Konstanti I i Madh dhe perandoreshës Elena. Sot prej tij ka mbetur një kishëz e vogël, e cila vizitohet shpesh nga të krishterët ortodoksë.

Kjo pikë referimi, si dhe natyra e bukur, tërhiqte vizitorët edhe në periudhën para Çlirimit, si një vend për t'u çlodhur. Pas Çlirimit numri i pushuesve u shtua dhe ata u vendosën në godinat ndihmëse të manastirit. Shtëpia e parë e pushimit është ndërtuar në vitin 1908. Më pas u shtuan edhe 2 kate të tjera në një nga ndërtesat e vjetra të manastirit me emrin Hotel "Praga", për shkak të të huajve të parë të ardhur - çekë. Më pas u vizitua nga polakët dhe gjermanët.

Në vitet ndërmjet 1957 dhe 1992 kompleksi njihet me emrin "Druzhba" dhe është ende i njohur në mesin e banorëve të Varnës. Dy pishina të jashtme me ujë të nxehtë mineral deri në 55 gradë funksionojnë gjatë gjithë vitit në "Shën Konstantin dhe Elena", njëra prej të cilave është e hapur 24 orë në ditë. Sot "Shën Konstantin dhe Elena" është ndër resortet me rëndësi kombëtare, resorti i tretë detar bullgar për nga kapaciteti dhe i katërti për nga frekuentimi. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të vitit 2020, kompleksi ka 6420 krevate në 45 vende akomodimi.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: visitstconstantine.bg, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..

botuar më 25-09-01 2.05.MD