Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompleksi turistik “Shën Konstantin dhe Elena” ka 115 vjetorin

Foto: visitstconstantine.bg

Kompleksi turistik "Shën Konstantin dhe Elena" është resorti më i vjetër bullgar në Detin e Zi. Ndodhet 10 km nga qendra e Varnës dhe kombinon në mënyrë unike privatësinë me komplekset moderne dhe një sërë shërbimesh. Kombinimi i ujit termal, detit, rërës dhe parkut shekullor e bën vendin jashtëzakonisht të përshtatshëm për një pushim të shëndetshëm ose një pushim të shkurtër nga dinamika e qyteteve të madha. Në kompleks ka shumë qendra relaksi, hotele, restorante dhe ambiente sportive. Emri i kompleksit vjen nga manastiri "Shën Konstantini dhe Elena", i ndërtuar në shekujt XIV – XVI, në nder të perandorit Konstanti I i Madh dhe perandoreshës Elena. Sot prej tij ka mbetur një kishëz e vogël, e cila vizitohet shpesh nga të krishterët ortodoksë.

Kjo pikë referimi, si dhe natyra e bukur, tërhiqte vizitorët edhe në periudhën para Çlirimit, si një vend për t'u çlodhur. Pas Çlirimit numri i pushuesve u shtua dhe ata u vendosën në godinat ndihmëse të manastirit. Shtëpia e parë e pushimit është ndërtuar në vitin 1908. Më pas u shtuan edhe 2 kate të tjera në një nga ndërtesat e vjetra të manastirit me emrin Hotel "Praga", për shkak të të huajve të parë të ardhur - çekë. Më pas u vizitua nga polakët dhe gjermanët.

Në vitet ndërmjet 1957 dhe 1992 kompleksi njihet me emrin "Druzhba" dhe është ende i njohur në mesin e banorëve të Varnës. Dy pishina të jashtme me ujë të nxehtë mineral deri në 55 gradë funksionojnë gjatë gjithë vitit në "Shën Konstantin dhe Elena", njëra prej të cilave është e hapur 24 orë në ditë. Sot "Shën Konstantin dhe Elena" është ndër resortet me rëndësi kombëtare, resorti i tretë detar bullgar për nga kapaciteti dhe i katërti për nga frekuentimi. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të vitit 2020, kompleksi ka 6420 krevate në 45 vende akomodimi.

Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: visitstconstantine.bg, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompleksi Maljovica është mikpritës i Festivalit Kombëtar të Turizmit

Kompleksi turistik Maliovica do të jetë mikpritës i edicionit të dytë të Festivalit Kombëtar të Turizmit, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 13 korrik, njofton BTA. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në ekskursione të organizuara..

botuar më 25-07-11 6.10.PD

Nga Mesjeta deri te suxhuku – Gorna Orjahovica na provokon ta njohim më mirë

Gorna Orjahovica shpesh mbetet padrejtësisht e fshehur nga sytë e turistëve, megjithëse ndodhet vetëm rreth 10 kilometra larg nga kryeqyteti ynë i vjetër, Veliko Tërnovo . Qyteti i vogël provincial është i vendosur në mënyrë piktoreske pranë malit Stara..

botuar më 25-07-06 9.05.PD

Fëmijë pa telefona, prindër me laptopë – Një trend i ri për verën e vitit 2025

Në verën e vitit 2025, pritet një interes rekord për kampet e fëmijëve në Bullgari, tregojnë të dhënat nga platformat turistike. Ka dy tendenca kryesore në muajt e ardhshëm. Nga njëra anë, është në rritje kërkesa për kampe aventureske aktive me fokus..

botuar më 25-06-30 8.05.MD