Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus": Sipas Komisionerit Evropian Gentiloni eksportet e disa vendeve drejt Rusisë janë rritur ndjeshëm pas sanksioneve të BE-së

Paketa e 11-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë - sfida më e madhe e të gjitha masave kufizuese kundër Kremlinit

Përçarja është problemi më i madh, mungesa e një pozicioni të unifikuar do ta lehtësojë Federatën Ruse, thotë eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev

Foto: EPA/BGNES

Si të luftohet anashkalimi i sanksioneve kundër Rusisë nga vendet e treta - kjo është baza e paketës së 11-të të sanksioneve të BE-së.

Sanksionet e reja u diskutuan zyrtarisht javën e kaluar. Kjo u bë fillimisht nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen:

“Komisioni propozoi paketën e 11-të të sanksioneve, ato kanë për qëllim kryesisht zbatimin dhe anashkalimin e sanksioneve të mëparshme. Kjo, natyrisht, po koordinohet shumë ngushtë me vendet e tjera të G7, të cilat po punojnë për masa të ngjashme kufizuese.”

Vendet e G7 ranë dakord gjithashtu për to në Hiroshima - duke zgjatur embargon kundër çdo lloj eksporti që e ndihmon makinën ushtarake ruse të rindërtojë pajisjet e saj ushtarake, si mjetet dhe teknologjinë. Në rrugën tjetër janë kufizimi i importit të metaleve dhe diamanteve nga Rusia.

Gjithashtu javën e kaluar, dhe përsëri në Hiroshima, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel foli për parandalimin e anashkalimit të sanksioneve:

“Është shumë e rëndësishme të punohet për gjurmimin, ndaj duhet të vendosim një sistem efektiv. Sepse ne të gjithë e dimë - sfida është të garantojmë që sanksionet tona të jenë të dhimbshme për Rusinë, por jo për ne. Është i njëjti mekanizëm që ne po përpiqemi të aktivizojmë për ta vështirësuar makinën e saj të luftës. Dhe kjo kërkon aftësi të caktuara”.

Më konkret u shpreh Komisioneri Evropian për Ekonominë Paolo Gentiloni, i cili pas mbledhjes së rregullt të Komisionit Evropian të mërkurën tregoi shembuj dhe shtete:

“U kemi dhënë disa të dhëna ministrave gjatë Këshillit të Çështjeve Ekonomike dhe Financiare. Ju e dini që ka një rritje shumë të theksuar të eksporteve nga BE-ja në disa vende të Azisë Qendrore, si Armenia, Kazakistani, Kirgizistani. Në të njëjtën kohë, ka të njëjtën, ose pak a shumë të njëjtën rritje të eksporteve nga këto vende drejt Rusisë. Drejt Kazakistanit, për shembull, eksportet nga BE-ja janë rritur me më shumë se 185 milionë euro, dhe nga Kazakistani për në Rusi - me 186 milionë. Sigurisht, kjo është një nga sfidat - nuk e prisnim një sasi kaq të madhe sanksionesh, por ne mund të përballemi me të nëse forcojmë inteligjencën, njohuritë, të dhënat tona për këtë çështje.”

Vendimi, ose, më saktë, deklarata e liderëve të G7 në këtë drejtim mund të përmblidhet me disa fjalë të pakta në të cilat, së bashku me tonin inkurajues, paksa kërcënues - "ne i shënojmë dhe inkurajojmë angazhimet e marra nga këto vende për të siguruar se masat nuk do të anashkalohen" dhe "përsërisim thirrjen tonë ndaj vendeve të treta që të ndalojnë menjëherë mbështetjen materiale për agresionin e Rusisë. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime për të siguruar që masat të kenë efektin e nevojshëm", pa përmendur megjithatë shtete të veçanta.

Presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel, vuri në dukje se kjo paketë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë është më komplekse nga të gjitha deri tani:

Është shumë e qartë se çdo paketë pasuese është më e vështirë se ajo e mëparshmja sepse kërkon përpjekje shtesë politike për t'u vendosur. Dhe është krejt logjike që sa më shumë sanksione të marrim kundër Rusisë, aq më shumë duhet të punojmë në zbrazëtitë dhe të përpiqemi të shmangim anashkalimin e tyre. Prandaj, ne kemi vendosur të kemi një përfaqësuesin tonë i cili të punojë me vendet e tjera për të maksimizuar efektin e masave tona kufizuese.

E pyetëm eurodeputetin nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev, sa kohë mendon ai që do të duhet për të arritur një kompromis për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë?

Andrej Kovaçev, foto: arkiv personal

Shpresoj sa më shpejt. Ideja është që të ketë sanksione efektive që ndikojnë në aftësinë e Federatës Ruse për të vazhduar këtë luftë shkatërruese në Ukrainë, në mënyrë që ushtria ruse të mos ketë mundësi të furnizojë, të prodhojë sisteme të reja sulmuese dhe shkatërruese. Ne në BE duhet të shohim së pari nëse kemi unanimitet, kemi dëgjuar tashmë disa sinjale nga Hungaria dhe përçarja është problemi më i madh që mund të na ndodhë dhe që po na ndodh neve - të mos kemi një pozicion të unifikuar dhe në këtë mënyrë të lehtësojmë Federatën Ruse. Rreziku i zgjerimit të konfliktit në territorin e Ukrainës në favor të Kremlinit do të ketë një ndikim jashtëzakonisht negativ në shtetet anëtare, si dhe në sigurinë globale dhe demokracinë në përgjithësi.”

Si mund të arrihet një kompromis sa u përket vendeve të tilla si Kina dhe India, për shembull, duke pasur parasysh varësinë e madhe të BE-së nga Kina?

Udhëheqësit botërorë po përpiqen të krijojnë një kordon sanitar në mënyrë që Federata Ruse dhe makina luftarake e Kremlinit të mos mund të ushqehen me një mundësi për të vazhduar luftën në Ukrainë, dhe sigurisht Kina luan një rol shumë të rëndësishëm. Prandaj, e gjithë paketa e masave legjislative të propozuara nga Komisioni synon që ne të bëhemi më të pavarur, të kemi autonomi strategjike, prodhim çipash dhe të mos jemi të varur vetëm nga metalet e rralla dhe ekskluzivisht nga Kina. Shumica e vendeve ku nxirren këto metale të rralla janë në Afrikë. Aty, tani për tani, duket se vendet evropiane po e humbin konkurrencën në favor të Kinës. Sa i përket Turqisë - ne presim me shumë interes dhe sigurisht shpresojmë për qartësi, stabilitet, parashikueshmëri, fqinjësi të mirë, bashkëpunim. Ne jemi fqinjë dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të kemi një partneritet të mirë me qeverinë turke, pavarësisht se kush i ka fituar zgjedhjet. Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për Bullgarinë, sepse Turqia është një nga fqinjët më të rëndësishëm të Bullgarisë.

Duke qenë se ajo është një vend fqinj, a shihni mundësi që ne të vëmë veton nëse propozohen sanksione ndaj saj?

“Së pari, duhet të shohim nëse ka vërtet eksporte nëpërmjet Turqisë të produkteve të teknologjisë së lartë, të sistemeve që mund të përdoren për makinën ushtarake ruse dhe si është situata. Sepse ne e dimë që Turqia ka një rol pozitiv sa u përket produkteve bujqësore që vijnë nga Ukraina përmes marrëveshjes mes Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë për tranzit përmes Bosforit. Turqia mund dhe luan një rol pozitiv, por, natyrisht, Komisioni dhe shërbimet e tij, si dhe vendet anëtare, e dinë më mirë nëse anashkalimi i sanksioneve kalon përmes Turqisë.

Si e shihni idenë gjermane për sanksionimin e kompanive dhe jo të vendeve?

“Nëse kompanitë janë tërësisht private, nuk janë të lidhura me shtetin dhe e kryejnë këtë aktivitet, duke anashkaluar sanksionet ndaj Rusisë sipas dëshirës së tyre, kjo ka shumë kuptim. Sidomos për kompanitë që kanë një dëshirë për të qenë, ose janë në tregun evropian – kjo do të ishte një goditje e rëndë për to që të mos mund të operonin më ekonomikisht në tregun evropian, duke përfshirë edhe ngrirjen e aseteve evropiane në BE. Kjo do të ishte shumë efektive. Problemi është se ne nuk jemi efektivë me politikën tonë, jemi gjithashtu shumë të ngadaltë për sa i përket pranisë ekonomike ruse në BE, qofshin personat privatë të lidhur me regjimin, qofshin kompanitë ruse private apo shtetërore apo qeveritë lokale. Këtu do të jap një shembull të qeverisë së Moskës, e cila ka prona edhe në Bullgari. Na mori kaq shumë kohë për vetëm një pjesë të listës së propozuar të Navalnit të personave fizikë dhe të kompanive. Ishin rreth 2000 prej tyre - organizata e Navalnit kishte propozuar akoma vitin e kaluar që ata të ishin pjesë e listës së sanksioneve. Dhe tani tema tjetër e madhe, për të cilën kërkohet një zgjidhje ligjore, dhe kjo është krejt e logjikshme, ka të bëjë me rregullën se kushdo që ka dëmtuar ndonjë pronë, ai është përgjegjës për riparimin e asaj prone në përputhje me rrethanat. Nëse është e qartë se Federata Ruse i ka kryer këto sulme, të cilat po vazhdojnë edhe sot, ajo duhet të kompensojë dhe të rivendosë dëmin e shkaktuar përmes kësaj lufte agresive ndaj Ukrainës. Ky është një përfundim logjik bazë, por ne kemi vështirësi ligjore, përveç ngrirjes së aseteve, si ato mund të konfiskohen dhe t'i dorëzohen shtetit ukrainas.”

A mund të vendoset një klauzolë drejtuar kundër Rusisë sa u përket bizneseve private dhe deri në çfarë mase mund të pritet që ajo do të respektohet nga vendet jashtë BE-së që janë klientët potencialë të këtyre kompanive?

Kjo është një pyetje shumë e arsyeshme, në qoftë se shteti përkatës ka thënë zyrtarisht se do të respektojë sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe kompanitë private nuk e respektojnë angazhimin e qeverive të tyre, kush e mban përgjegjësinë. Pikërisht kompanitë private janë përgjegjëse, dhe ideja e Gjermanisë duket krejt logjike - ata që nuk i respektojnë rregullat duhet të sanksionohen.”

Si do të monitorohet respektimi i sanksioneve nëse porositë kalojnë në skemën komplekse të blerjes nga firmat fiktive?

Pavarësisht nëse janë fiktive, ose jo, ato kanë emra dhe kanë lidhur kontratë me ndonjë kompani tjetër që nuk është fiktive. Zinxhiri i blerjes dhe shitjes mund të ndiqet, të paktën në fillim. Dhe, nëse konstatohet se ky mall arrin në Rusi, sanksioni është për atë kompaninë e parë që e ka blerë mallin nga kompania në BE, ose nga organizata, instituti, universiteti, madje nga shteti. Dhe, natyrisht, nëse malli u është shitur kompanive fiktive që në fillim, këtu duhet të ndërhyjnë autoritetet gjyqësore evropiane.”

Shumë sanksione kundër Rusisë janë miratuar, por lufta po vazhdon dhe me të drejtë vjen pyetja se sa efektive janë ato...

“Kjo është arsyeja se pse kjo paketë e 11-të po plotësohet me disa produkte të reja të teknologjisë së lartë, si pjesët e avionëve, por, po, ideja kryesore e saj është të kontrollojë se si zbatohen dhjetë paketat e mëparshme në jetën reale ekonomike dhe në çfarë mase, natyrisht, shtetet anëtare janë të gatshme ta zbatojnë atë.”

Se si Bashkimi Evropian, i cili është dy herë më i vogël për nga territori se Kina, do ta detyronte atë të mos i anashkalojë sanksionet e tij, veçanërisht nëse shtojmë varësinë e Evropës prej saj, është më tepër një përgjigje të qartë. Dhe nëse shtojmë vende si India dhe Turqia, atëherë përgjigjja është krejtësisht e qartë – kjo është një detyrë dërrmuese, të paktën derisa BE-ja të çlirohet nga varësitë e veta, gjë që kërkon shumë kohë. Sepse ne po flasim për vende të mëdha që i kanë interesat e tyre, dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk dëshiron të humbasë tregjet evropiane, ato sigurisht që nuk duan të humbasin marrëdhëniet tregtare fitimprurëse me Rusinë. Edhe nëse është në kurriz të dikujt tjetër.

Ky material është përgatitur në kuadër të rrjetit radio evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD