Shkrimtari bullgar Georgi Gospodinov dhe përkthyesja Angela Rodel janë fitues të çmimit ndërkombëtar letrar “Booker” me romanin “Strehim kohe”. Ky është libri i parë bullgar që fiton këtë çmim.
Nderimi u jepet romaneve artistike nga e gjithë bota që janë përkthyer në anglisht dhe çmimi prej 50,000 £ ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.
“Strehim kohe” tregon historinë e një klinike që ofron një trajtim eksperimental për Alzheimer. Për të nxitur kujtimet e pacientëve, ajo rikrijon atmosferën e dekadave të kaluara deri në detajet më të vogla. Por me kalimin e kohës, njerëz të shëndetshëm fillojnë të vijnë në klinikë, duke kërkuar shpëtim nga tmerret e jetës moderne.
“Ky është një roman që fton reflektim dhe vigjilencë, por edhe na prek, sepse gjuha – e ndjeshme dhe precize – arrin të kapë kohën në frymën e Prustit dhe brishtësinë e jashtëzakonshme të së shkuarës”, thotë shkrimtarja francezo-marokene dhe kryetare e jurisë Leila Slimani .
Romancieri dhe poeti Gospodinov, i lindur në vitin 1968, është autori bashkëkohor bullgar më i njohur ndërkombëtarisht. Veprat e tij janë përkthyer në 25 gjuhë duke përfshirë edhe shqipen. Pak para mesnatës, me orën bullgare, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Londër, Georgi Gospodinov i uroi bullgarët më 24 Majin me “mrekullinë e gjuhës”.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..