Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”

Foto: arkiv

Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”. Ajo gjithmonë festohet ditën e enjte pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Sipas Dhiatës së Re 40 ditë pas ringjalljes së vet Jisu Krishti ka mbetur në tokë, që të predikojë mësimet e veta dhe të bisedojë me apostujt. Këtë ditë buzë malit të Eleonit Krishti është ngritur në qiell. Festa quhet gjithashtu “Dita e Spasit”, sepse me ngritjen e Krishtit në qiell kryhet akti i shpëtimit të njeriut, kurse “Spas” është lidhur me fjalën “spasitell” në bullgarisht. Në kalendarin popullor  “Dita e Spasit” është lidhur me kultin ndaj të vdekurve dhe sipas besimit këtë ditë kthehen shpirtrat e të vdekurve.

Më shumë hollësi për besimet popullore, traditat dhe zakonet në Ditën e Spasit mund të lexoni KËTU.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

88 vjetori i lindjes së bilbilit të Trakisë – këngëtarja popullore Nadka Karaxhova

Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..

botuar më 25-03-14 6.40.PD

Dita e Shën Theodhorit – festa e cila i paraprin verës

Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..

botuar më 25-03-08 6.10.PD

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD