Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”. Ajo gjithmonë festohet ditën e enjte pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Sipas Dhiatës së Re 40 ditë pas ringjalljes së vet Jisu Krishti ka mbetur në tokë, që të predikojë mësimet e veta dhe të bisedojë me apostujt. Këtë ditë buzë malit të Eleonit Krishti është ngritur në qiell. Festa quhet gjithashtu “Dita e Spasit”, sepse me ngritjen e Krishtit në qiell kryhet akti i shpëtimit të njeriut, kurse “Spas” është lidhur me fjalën “spasitell” në bullgarisht. Në kalendarin popullor “Dita e Spasit” është lidhur me kultin ndaj të vdekurve dhe sipas besimit këtë ditë kthehen shpirtrat e të vdekurve.
Më shumë hollësi për besimet popullore, traditat dhe zakonet në Ditën e Spasit mund të lexoni KËTU.Për herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..