Politikanët e koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) janë regjistruar gjatë takimeve të punës dhe këshillave drejtuese në parlament dhe në selinë e partisë. Kështu ka bërë të ditur bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Regjistrimet janë planifikuar nga shërbimet. Autori është deputeti i PP-së dhe ish-ministër i sportit Radostin Vasilev. Motivi është refuzimi i PP-së për ta propozuar sërish për ministër, pohon Petkov. Bashkëkryetari i PP-DB-së deklaroi se "shteti i thellë" është i përfshirë në manipulim sepse shefat e shërbimeve kanë frikë se do të zëvendësohen nga qeveria e ardhshme e PP-DB.
Petkov nuk i është përgjigjur pyetjes se nga i ka marrë informacionet për regjistrimet, por ka komentuar se i duket e çuditshme që presidenti Rumen Radev ende nuk e ka njoftuar se kur do të jepet mandati i dytë për formimin e qeverisë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..