Politikanët e koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) janë regjistruar gjatë takimeve të punës dhe këshillave drejtuese në parlament dhe në selinë e partisë. Kështu ka bërë të ditur bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Regjistrimet janë planifikuar nga shërbimet. Autori është deputeti i PP-së dhe ish-ministër i sportit Radostin Vasilev. Motivi është refuzimi i PP-së për ta propozuar sërish për ministër, pohon Petkov. Bashkëkryetari i PP-DB-së deklaroi se "shteti i thellë" është i përfshirë në manipulim sepse shefat e shërbimeve kanë frikë se do të zëvendësohen nga qeveria e ardhshme e PP-DB.
Petkov nuk i është përgjigjur pyetjes se nga i ka marrë informacionet për regjistrimet, por ka komentuar se i duket e çuditshme që presidenti Rumen Radev ende nuk e ka njoftuar se kur do të jepet mandati i dytë për formimin e qeverisë.Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..