Panairi i XVI i Librit dhe Festivali Ndërkombëtar Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje u hapën në kryeqytet përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës. Një numër rekord prej 144 shtëpish botuese marrin pjesë në 60 tenda. Deri më 4 qershor do të mbahen mbi 40 premiera librash, takime me autorë, përkthyes dhe ilustrues. Do të ketë një program paralel në librari dhe klube letrare.
Unë nuk kam krahë si zogjtë, librat më japin krahë. Të jesh lexues apo një njeri të shkolluar është një fuqi që askush nuk mund të të heqë, deklaroi në hapje kryeministri në detyrë Gëllëb Donev. Ai pret që në një të ardhme të afërt të ketë kërkesa që kandidatët për punë të kenë njohuri të mira të gjuhës bullgare. Gramatika e një gjuhe është kushtetuta e saj, ajo respektohet pa arbitraritete dhe devijime, shtoi Donev.Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..