Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit në Grand Slam, Roland Garros, duke mposhtur kazakistanin Timofej Skatov me 6:0, 6:3, 6:2.
Rusi i lindur në vitin 2001, që luan për Kazakistanin, është në vendin e 147-të në renditjen e ATP-së. Në raundin e radhës Dimitrov do të përballet me finlandezin Emill Rusuvuori, i cili përballoi francezin Gregoar Barrer në një ndeshje maratonë që zgjati pesë sete dhe 4 orë e 17 minuta.
“Sigurisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ai po luan shumë mirë. Vitin e kaluar ai pati shumë fitore ndaj lojtarëve të mirë. Ndihem mirë, shpresoj që të jem në një formë të mirë sportive të enjten. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, parashikoi Dimitrov.
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..