“Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) dhe GERB-SDS, të cilat po negociojnë për të formuar një qeveri me mandatin e dytë, miratuan një listë me emrat e ministrave të mundshëm të ardhshëm, tha për Nova TV kandidati i PP-DB për kryeministër Nikollaj Denkov. Pritet që ai të kryesojë kabinetin për nëntë muajt e parë dhe më pas për të njëjtën periudhë Maria Gabriel, e propozuar nga GERB-SDS, do ta pasojë atë në këtë post.
Sipas informacioneve jozyrtare, Maria Gabriel në pritje të radhës do të marrë postin e zëvendëskryeministres dhe ministre të jashtme.
Ish-ministri i financave Asen Vasilev dhe bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” nga kabineti “Petkov” do të marr edhe një herë këtë post.
Ministër i energjetikës do të jetë Rumen Radev – nënkryetar i Asociacionit të Kapitalit Industrial.
Për ministër të brendshëm tregohet drejtori i Drejtorisë kryesore të Luftimit të Krimit të Organizuar (GDBOP), Kalin Stojanov, mbrojtjen do ta marrë eksperti me përvojë shumëvjeçare, Todor Tagarev, ndërsa drejtësia – zëvendësi ministri aktual i këtij dikasteri Emill Deçev.
“Stafi i kabinetit u zgjodh në atë mënyrë që do të marrë mbështetje të gjerë në parlament”, komentoi Nikollaj Denkov në parlament. Ai shtoi se emrat e ministrave u miratuan nga Këshillat Kombëtarë të “Po e vazhdojmë ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..