Numri i harabelave në vendin tonë vazhdon të ulet. Ky zog i dobishëm për njerëzit, i mësuar të jetojë pranë dhe së bashku me ne, po zhduket pikërisht për shkak të njerëzve. Këtë e tregojnë rezultatet e edicionit të shtatë të fushatës “Numërojmë harabelat”. Po shtohen edhe territoret ku lloji i tyre mungon plotësisht. Arsyeja është se harabelat i përdorin shkurret si strehë për t’u fshehur nga grabitqarët, por kur ato hiqen, harabelat nuk kanë ku të fshihen dhe bëhen viktima, shpjegojnë ornitologët. Harabeli i shtëpisë është në kategorinë e specieve me një rënie të llojit të tij prej 51%. Të dhënat janë nga një studim i llojeve të shpendëve i përhapur në Bullgari, i cili filloi në vitin 2005. Regjistrimi i fundit nga ai vit tregon se më shumë harabela gjenden në Jambollsko, Shumen dhe Pleven, ndërsa vullnetarët e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve kanë numëruar 3556 harabela në 276 vende në mbarë Bullgarinë. Statistikat tregojnë se që nga vitet 1980 numri i tyre në Evropë është ulur me afro 250 milionë. Dhe mungesa e tyre është tregues i një problemi, paralajmërojnë ekspertët.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..