Ministri i Mbrojtjes Prof. Todor Tagarev akuzoi qeverinë e përkohshme se nuk ka përmbushur vendimin e parlamentit për t'i ofruar ndihmë ushtarako-teknike Ukrainës, por se ka ndjekur udhëzimet e Presidentit Rumen Radev. Tagarev tha për bTV se mundësitë për ndihmë për Ukrainën nuk janë shteruar.
“Unë garantoj se mund të ofrojmë ndihmë, ka mundësi shtesë”, shtoi ministri. Ai tha se ndihma e deritanishme për ushtrinë ukrainase është vlerësuar nga Kievi dhe aleatët e NATO-s, sepse ajo ka korresponduar me nevojat e Ukrainës. Gjatë vizitës së ardhshme në Bruksel, Tagarev do të deklarojë se Bullgaria po ndryshon qëndrimin e saj dhe do t'i bashkohet urdhrit të përgjithshëm për blerjen e municioneve për ushtrinë ukrainase, tha ministri.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..