"Westinghouse Electric" nënshkroi me “Centralin Atomik “Kozlloduj - Kapacitete të Reja" një kontratë për aktivitete inxhinierike paraprake për ndërtimin e një reaktori të ri duke përdorur teknologjinë AP1000 në kantierin e centralit bërthamor bullgar. Kontrata parashikon një vlerësim të mundësive për integrimin e industrisë bullgare në projektin për ndërtimin e një energjie të re bërthamore me teknologji amerikane dhe për shfrytëzimin maksimal të infrastrukturës ekzistuese në kantierin e centralit të Kozllodujit. Dy reaktorë me teknologji ruse BBEP-1000 po operojnë në vend dhe ka një themel për një reaktor të tretë.
Grupi i përbashkët i punës ka filluar tashmë vlerësimin e kërkesave rregullatore, të licencimit dhe dizajnit dhe po zhvillon një orar të përshpejtuar të punës, tha “Westinghouse Electric” në një deklaratë.Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës..