Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 8 vota “pro” dhe 1 “kundër” zgjodhi Borisllav Sarafov për ushtrues detyre të Prokurorit të Përgjithshëm. Pllamen Najdenov votoi "kundër". Borisllav Sarafov, Desisllava Pironeva dhe Daniella Masheva ranë dakord me telefon të jenë ushtrues detyre. Sarafov dhe Pironeva madje u paraqitën personalisht në këshill.
"Jam thellësisht i bindur se Prokuroria duhet të fillojë reformat përkatëse. Ju falënderoj nga zemra, por jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë me të cilën jam ngarkuar", tha Sarafov pas zgjedhjeve. Para zgjedhjes së Sarafovit, i cili është edhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar, zëvendësprokurorja e përgjithshme Pllamena Cvetanova dha dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga detyra.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Kasacionit brenda 14 ditëve, por ekzekutimi nuk pezullohet në rast apelimi.Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..