Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti është i pakënaqur që Bullgaria e mbështet ushtarakisht Ukrainën

Rumen Radev
Foto: BTA

Nëse Bullgaria bashkohet me marrëveshjen për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha, do të jetë një gabim, deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në një eko-forum në Sofje.

“Ju e shihni konfliktin duke u përshkallëzuar, duke sjellë rreziqe të mëdha, duke shteruar ekonomitë dhe sistemet tona sociale. Unë kam thënë si në Bullgari ashtu edhe në Bruksel se vendi ynë nuk duhet të ndërhyjë duke ofruar armë në luftën në Ukrainë. Kjo nuk është mënyra për t'i dhënë fund këtij konflikti”, pohon Radev.

Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi nga vendpushimi Pamporovo se qëndrimi i Radevit për mbështetjen për Ukrainën është kontradiktor, se aty ka një tragjedi njerëzore, e cila nuk do të ndalet derisa të vendoset një paqe e drejtë dhe Bullgaria duhet të jetë konsekuente në zbatimin e vendimeve të Parlamentit për të vendosur ndihmë ushtarake për Kievin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” pranë digës Zhrebçevo

Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..

botuar më 25-06-28 5.20.PD

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD