Nëse Bullgaria bashkohet me marrëveshjen për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha, do të jetë një gabim, deklaroi presidenti Rumen Radev para gazetarëve në një eko-forum në Sofje.
“Ju e shihni konfliktin duke u përshkallëzuar, duke sjellë rreziqe të mëdha, duke shteruar ekonomitë dhe sistemet tona sociale. Unë kam thënë si në Bullgari ashtu edhe në Bruksel se vendi ynë nuk duhet të ndërhyjë duke ofruar armë në luftën në Ukrainë. Kjo nuk është mënyra për t'i dhënë fund këtij konflikti”, pohon Radev.
Kryeministri Nikollaj Denkov komentoi nga vendpushimi Pamporovo se qëndrimi i Radevit për mbështetjen për Ukrainën është kontradiktor, se aty ka një tragjedi njerëzore, e cila nuk do të ndalet derisa të vendoset një paqe e drejtë dhe Bullgaria duhet të jetë konsekuente në zbatimin e vendimeve të Parlamentit për të vendosur ndihmë ushtarake për Kievin.Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Bashkëpartiaku i..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin"..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e..