Nivelet më të ulëta të çmimeve për shpenzimet e konsumatorit vitin e kaluar u regjistruan në Rumani, Bullgari dhe Poloni, ndërsa në Irlandë ishin më të lartat, sipas të dhënave të Eurostat, të cituara nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vendin tonë, çmimet ishin - 59% të nivelit mesatar për Bashkimin Evropian, ndërsa në Irlandë - 146%.
Dallimi më i madh është te pijet alkoolike dhe produktet e duhanit. Nivelet më të larta janë shënuar në Irlandë - 216% krahasuar me mesataren për BE, Finlandë dhe Danimarkë, dhe në Bullgari - 66%. Arsyeja për këtë është trajtimi tatimor. Dallime serioze ka edhe në shërbimet e restoranteve, hoteleve dhe veshjeve dhe Bullgaria ka çmimet më të ulëta edhe në këto grupe.
Sa i përket ushqimit, ato janë më të lirat në Rumani, ndërsa për transport, çmimet janë më të ulëtat në Poloni.Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..