Nivelet më të ulëta të çmimeve për shpenzimet e konsumatorit vitin e kaluar u regjistruan në Rumani, Bullgari dhe Poloni, ndërsa në Irlandë ishin më të lartat, sipas të dhënave të Eurostat, të cituara nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vendin tonë, çmimet ishin - 59% të nivelit mesatar për Bashkimin Evropian, ndërsa në Irlandë - 146%.
Dallimi më i madh është te pijet alkoolike dhe produktet e duhanit. Nivelet më të larta janë shënuar në Irlandë - 216% krahasuar me mesataren për BE, Finlandë dhe Danimarkë, dhe në Bullgari - 66%. Arsyeja për këtë është trajtimi tatimor. Dallime serioze ka edhe në shërbimet e restoranteve, hoteleve dhe veshjeve dhe Bullgaria ka çmimet më të ulëta edhe në këto grupe.
Sa i përket ushqimit, ato janë më të lirat në Rumani, ndërsa për transport, çmimet janë më të ulëtat në Poloni.Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..