Qeveria e re e rregullt po punon për stabilitet politik në Bullgari, i cili do të sigurojë kushte të mira për investime dhe do të rrisë standardin e jetesës së qytetarëve. Kështu deklaroi kryeministri Akademik Nikollaj Denkov në takimet me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe të SHBA-së. Mungesa e stabilitetit gjatë dy viteve të fundit është një pengesë e madhe për një aktivitet më të madh si për bizneset evropiane ashtu edhe ato amerikane, u bë e qartë nga bisedimet. Së bashku me ministren e jashtme Maria Gabriel, Kryeministri prezantoi prioritetet e qeverisë dhe programin e saj legjislativ. Temat kryesore të politikës së jashtme për Bullgarinë janë hyrja në Shengen dhe në Eurozonë, theksuan Denkov dhe Gabriel. Bullgaria do të shtojë përpjekjet për të përmbushur kriteret e SHBA-së për heqjen e vizave dhe Kryeministri do të monitorojë personalisht procesin. Me ambasadorin Kenneth Merten u bisedua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe energjisë bërthamore. Për të aktivizuar kontaktet dypalëshe të biznesit, SHBA do të dërgojë të paktën dy atashe të rinj tregtarë, tha Merten.
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..