Sot Kisha Ortodokse Bullgare feston ditëlindjen e Shën Gjon Pagëzorit. Sipas besimit popullor kjo ditë u kushtohet barërave, të cilat këtë ditë kanë fuqi më të mëdha shëruese. Festa njihet në vendin tonë si Dita e Enjos (Enjovden) dhe rituali që lidhet me vjeljen e tyre vazhdon të respektohet në shumë vise të vendit.
Një prej tyre është fshati Mlladen i rrethit të Sevlievos, ku më 24 dhe 25 qershor zhvillohet Festivali i Barërave. Në kuadrin e dy ditëve, vizitorët e fshatit do të mësojnë më shumë për vetitë e bimëve të ndryshme që gjenden në vendin tonë, si dhe për efektin e dobishëm që ato kanë në shëndetin e njeriut. Pritet edhe një koncert i këngëtares popullore Petja Paneva, si dhe një konkurs për orientim me emrin “Labirinti i Shëndetit”.
Festivali është pjesë e aktiviteteve në fshatin Mlladen që nga viti 2013. Organizohet çdo vit me qëllim që të bashkojë artizanët, bletarët, si dhe ata që janë tërhequr nga fuqia shëruese e bimëve.
Shikoni më tepër:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..
Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..