Duke u bërë sensacion në më pak se tre vjet ekzistencë, dyshja “Molec” tashmë është gati me albumin e saj debutues. Për ta prezantuar, në datën 29 qershor muzikantët nisin turneun “Albumi”, siç e kanë quajtur albumin e tyre të parë. Ai do të fillojë nga qendra e parkut "Junak" në Sofje dhe do të vazhdojë në të gjithë vendin. Regjisori përsëri është Kris Zahariev, i cili solli çmimet e dyshes për video dhe drejtoi koncertin e mëparshëm dhe filmin për “Molec” të quajtur “Fillimi dhe Fundi”.
Kristijan Makarov dhe Julijan Sllavçev kanë qenë miq që nga fëmijëria, por së bashku kanë filluar të krijojnë muzikë më vonë. Si njerëz besimtarë, ata zgjodhën emrin “Molec” që në bullgarisht ka lidhje me foljen “lutem”, për shkak të idesë së një njeriu që lutet. Mesazhet e tyre janë shumë të forta, fjalët janë të sinqerta, vokali është i gjerë. Muzika e tyre është aktuale pa qenë e egër. Pavarësisht nga elementët hip-hop dhe trap që ata përdorin, tingulli i përgjithshëm i muzikës së tyre është tipik bullgar. E gjithë kjo shpejt i bëri ata muzikantët e dashur të disa brezave.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA