Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë

Ministri Todor Tagarev
Foto: BTA

Deputetët dëgjuan ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev, në lidhje me iniciativën e Bashkimit Evropian për sigurimin e 1 milion municioneve dhe predhave për Ukrainën dhe gatishmërinë e deklaruar të vendit tonë për të përgatitur mjekë luftarakë dhe ndihmësmjekë në ndihmë të Ukrainës.

Në parlament, Tagarev theksoi se në këtë fazë Bullgaria nuk ka mundësi të dërgojë municione me kalibër 155 milimetra, pasi nuk ka armë të tilla, por ekziston mundësia që Agjencia Evropiane e Mbrojtjes të angazhojë kompani bullgare me prodhimin e municioneve të tilla.

Për këtë qëllim do të ndahen 500 milionë euro nga fondi evropian. Gjithashtu u bë e qartë se vendi ynë nuk do të dërgojë forca të armatosura në Ukrainë, në asnjë formë, por do të trajnojë mjekë ukrainas. Brenda një viti, gjithsej 60 mjekë dhe ndihmësmjekë ushtarakë ukrainas do t'i nënshtrohen trajnimit special përmes qendrës mjekësore ushtarake të trajnimit të Akademisë Ushtarake Mjekësore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD