Xhazi në natyrën piktoreske të rajonit të Pllajës Devetashko (Devetashkoto Pllato) rikthehet sërish këtë vit në tre ditë festivali - nga 30 qershori deri më 2 korrik! Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e kërcimit në stilin e xhazit të tregojnë mundësitë e tyre dhe të shijojnë në maksimum bukurinë e Pllajës Devetashko, duke dëgjuar muzikë live nën yje.
Fillimi u dha më 30 qershor në lokalin “Ongël” në fshatin Kërpaçevo me prezantimin e albumit “Xhazi këndon në bullgarisht”, si dhe me muzikën e “The Social Callers”. Për mbrëmjen e sotme, ngjarjet e xhazit janë planifikuar në dy vende të tjera - shpella "Garvanica" dhe "Starata Melnica" (“Mulliri i Vjetër”) në fshatin Kërpaçevo. Festivali do të mbyllet më 2 korrik me "Xhaz për Fëmijë" me pjesëmarrjen e muzikantit Vencisllav Bllagoev.
Edicioni i sivjetshëm i "Xhazi nën yje" ofron një mundësi për muzikantët nga afër dhe larg të prekin njohuritë dhe përvojën e dy interpretuesve të mrekullueshëm të xhazit - Marina Gospodinova dhe Antoni Donçev. Master-klasat e tyre do të mbahen në “Mullirin e Vjetër” dhe janë krejtësisht falas.
"Xhazi nën yje" është një iniciativë e projektit të shoqatës “Pllaja Devetashko” për ringjalljen e 10 fshatrave bullgare në rajonin e objektit natyror, që ndodhet në Bullgarinë Veriore.
“Të gjithë duhet të jenë në natyrë, të gjithë duhet të dëgjojnë muzikë të bukur me tekste të bukura të përjetshme dhe në të njëjtën kohë të ketë improvizime, të cilat janë rreth 70% e programit. Kjo është e vërteta - komunikimi, xhazi është komunikim. "
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto dhe video: Facebook / Xhazi nën yje
Maria Nejkovа është ndër personalitetet më të ndritshme dhe origjinale në muzikën bullgare nga vitet ’70 deri në fund të shekullit të kaluar. E frymëzuar, e talentuar, e papërsëritshme me stilin e saj të veçantë, karakteristik, këngëtare dhe autore e mbi..
Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra". Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një..
Një nga forumet më të rëndësishme të xhazit në Bullgari – Plovdiv Xhaz Fest – filloi në korrik me një edicion në fshatin Markovo, për të vazhduar në vjeshtë në Plovdiv, kur tradicionalisht mund të presim një takim me disa nga emrat më madhështorë të..
Maria Nejkovа është ndër personalitetet më të ndritshme dhe origjinale në muzikën bullgare nga vitet ’70 deri në fund të shekullit të kaluar. E frymëzuar,..