Duke filluar nga kjo verë, mysafirët e Nesebërit mund ta pasurojnë pushimet e tyre buzë detit me shëtitje në malin Stara Pllanina. Një shteg i ri ekologjik me një gjatësi totale prej 4631 m është hapur në zonën e qytetit turistik, raporton uebfaqja bgtourism.bg.
Rruga përshkon një zonë malore të pyllëzuar dhe nga pika më e lartë e saj ka një pamje unike të maleve aty pranë dhe shtrirjes së detit në distancë. Atje është ndërtuar një platformë me një teleskop panoramik. Janë formuar kënde me zona për pushim.
Përgjatë trasesë së eko-shtegut është restauruar një çezmë e vjetër dhe rreth saj ka kënde me vende për pushim. Në të gjithë gjatësinë e eko-shtegut janë vendosur 106 ndriçues diellorë që kursejnë energji dhe mbi pemë janë vendosur kosha mbeturinash. Ka një tabelë informacioni në fillim të shtegut. Eko-shtegu është i përshtatshëm për ecje dhe çiklizëm dhe zbulon një nga zonat më piktoreske në territorin e komunës Nesebër.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: nessebarinfo.comKur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..