Ndërtimi i njësisë së 7-të dhe të 8-të të Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” është pjesë e planeve të kabinetit, njoftoi kryeministri Nikollaj Denkov gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook nga Këshilli i Ministrave, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve.
Sipas tij, projekti i Centralit Atomik Elektrik “Belene” nuk ka bazë dhe nuk ka nevojë të kërkohen katër njësi të reja. Në fillim të vitit, ministri në detyrë i energjetikës Rosen Hristov deklaroi se ne duhet të ndërtojmë katër reaktorë bërthamorë - dy në “Kozlloduj” dhe dy në sheshin e centralit “Belene”. “Nuk ka nevoja të tilla në regjione, duhet të stabilizojmë sistemin tonë me kapacitetet e nevojshme bazë dhe të zhvillojmë të gjitha teknologjitë”, theksoi kryeministri.
Nikollaj Denkov tha gjithashtu se vendi ynë e siguroi gazin deri në fund të vitit dhe se po zhvillohen negociata me Azerbajxhanin për rritjen e vëllimit të dërgesave. Vazhdojnë punimet e tubacionit Burgas-Aleksandrupolis, shtoi ai.
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..