"Temat e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të takimit midis kryeministrit Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Maria Gabriel dhe Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas." Kështu ka shkruar Gabriel në profilin e saj në Facebook pas një takimi në Këshillin e Ministrave me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të kryeministrit Nikollaj Denkov.
Vizita e Volodimir Zelenskit është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar është bërë një vizitë zyrtare - nga kryeministri Kirill Petkov në prill të këtij viti.
Në Këshillin e Ministrave, kryeministri i Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës.
"Bullgari, faleminderit për mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit tonë. Është shumë e rëndësishme që në këtë krizë morale në Evropë, Bullgaria është kundërshtare e gjenocidit të Rusisë kundër vendit tonë, pavarësisë, lirisë dhe popullit tonë", tha Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave.
Kryeministri Denkov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës me ekspertizë dhe ndihmë materiale. "Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane është çelësi për sigurinë në rajon dhe Evropë," tha Denkov. Ai kujtoi gjithashtu se bashkësia më e madhe etnike bullgare jashtë vendit ndodhet në tokën ukrainase.
Të premten, më 7 korrik, Zelenski do të udhëtojë për në Stamboll, ku me presidentin turk Rexhep Erdogan do të diskutojë për marrëveshjen lidhur me drithërat në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimin e luftës në Ukrainë, raportoi Agjencia turke e Anadollit.
Më 16 qershor, një ekspeditë shkencore bullgare që ka qenë në përgatitje për një dekadë do të niset për në Azinë Qendrore, shkruan në 24chasa.bg Prof. Nikollaj Ovçarov. Për dy javë, do të studiohen petroglifet e lashta dhe mënyra e jetesës së shamanëve..
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, midis 50 000 dhe 70 000 punëtorë të huaj mund të përfshihen në tregun bullgar të punës deri në fund të vitit. Kjo u njoftua nga Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov..
Tranzicioni dhe pranimi i Ukrainës dhe Moldavisë në BE janë të rëndësishme sepse pakica më e madhe kombëtare bullgare ndodhet atje, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në Odesë. Ai mori pjesë në samitin e katërt Ukraina-Evropa Juglindore,..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës do të..