Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e Volodimir Zelenskit në tokën bullgare

| rinovuar më 23-07-06 5.41.MD
Foto: Këshilli i Ministrave

"Temat e sigurisë dhe mbrojtjes ishin në fokus të takimit midis kryeministrit Nikollaj Denkov, zëvendëskryeministres dhe ministres së punëve të jashtme Maria Gabriel dhe Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski. Ne shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe popullin ukrainas." Kështu ka shkruar Gabriel në profilin e saj në Facebook pas një takimi në Këshillin e Ministrave me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Bullgari me ftesë të kryeministrit Nikollaj Denkov.

Vizita e Volodimir Zelenskit është e para në Evropën Juglindore që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Nga ana bullgare, në vendin e sulmuar është bërë një vizitë zyrtare - nga kryeministri Kirill Petkov në prill të këtij viti.

Në Këshillin e Ministrave, kryeministri i Bullgarisë Nikollaj Denkov dhe Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Ukrainës.

Ministri i Energjetikës i Bullgarisë, Rumen Radev, dhe ai i Ukrainës, Gjerman Galushçenko, nënshkruan një memorandum ndërmjet ministrive të energjetikës të Bullgarisë dhe Ukrainës për bashkëpunim në fushën e energjetikës.

"Bullgari, faleminderit për mbështetjen dhe mbrojtjen e popullit tonë. Është shumë e rëndësishme që në këtë krizë morale në Evropë, Bullgaria është kundërshtare e gjenocidit të Rusisë kundër vendit tonë, pavarësisë, lirisë dhe popullit tonë", tha Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Nikollaj Denkov në Këshillin e Ministrave.

Kryeministri Denkov theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ai theksoi se Bullgaria është e gatshme të marrë pjesë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës me ekspertizë dhe ndihmë materiale. "Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane është çelësi për sigurinë në rajon dhe Evropë," tha Denkov. Ai kujtoi gjithashtu se bashkësia më e madhe etnike bullgare jashtë vendit ndodhet në tokën ukrainase.

Volodimir Zelenski u prit edhe nga homologu i tij bullgar Rumen Radev, i cili shprehu solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe viktimat e luftës. Presidenti bullgar kujtoi se në muajt e parë Bullgaria u ka dhënë dorën mijëra qytetarëve të Ukrainës dhe shumë prej tyre vazhdojnë të jenë nën mbrojtjen e shtetit bullgar. Sipas Radev, konflikti në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe për këtë arsye është e nevojshme të bëhen përpjekje të vazhdueshme për të de-përshkallëzuar dhe për të kërkuar një zgjidhje paqësore përmes diplomacisë. Ai deklaroi se nuk e përkrah ofrimin e armëve bullgare për Ukrainën, pasi kjo do të përfshijë vendin tonë në konfliktin ushtarak dhe në këtë mënyrë do të çonte në dobësimin e kapaciteteve të forcave të armatosura të Bullgarisë. "Populli i Bullgarisë e kupton se ky nuk është një konflikt, por një luftë. Është e drejta juaj të shprehni këtë qëndrim, por ukrainasit duhet të mbrohen, kështu qe lufta të mos vijë në Bullgari, Poloni apo diku tjetër", u përgjigj Zelenski.

Të premten, më 7 korrik, Zelenski do të udhëtojë për në Stamboll, ku me presidentin turk Rexhep Erdogan do të diskutojë për marrëveshjen lidhur me drithërat në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimin e luftës në Ukrainë, raportoi Agjencia turke e Anadollit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

NASA: Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij

NASA raportoi se Deti i Zi ka ndryshuar papritur ngjyrën e tij. Nëse më parë, parë nga hapësira, kishte një ngjyrë blu të errët, tani për shkak të riprodhimit masiv të fitoplanktonit, ai është bërë i gjelbër smerald. Ndryshimet më të mëdha në..

botuar më 24-06-22 4.45.MD

Trenat gjermanë nisen midis Sofjes dhe Burgasit

Ministri zyrtar i transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov dhe ambasadorja gjermane Irene Maria Plank prezantuan vagonët e modernizuar gjermanë të përdorur, të cilët i morën Hekurudhat Shtetërore Bullgare, njoftoi BGNES. Ata do të..

botuar më 24-06-22 4.35.PD

Parashikimi i motit për 22 qershorin 2024

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje rreth 34°. Në zonat malore do të mbajë mot..

botuar më 24-06-21 7.35.MD