Në ujërat e Gjirit të Varnës do të mbahet gara “Varna 200” për varka me vela. Fillimi është më 12 korrik nga Stacioni Detar i Varnës. Gara është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata është unike në këtë që është më e gjata dhe më e vështira për pjesëmarrësit. Kërkon vullnet, aftësi dhe qëndrueshmëri nga marinarët. Kohëzgjatja e saj është më shumë se 2 ditë pa ndërprerje.
Organizator është Klubi Detar “Kompas” me ndihmën e Komunës së Varnës dhe Federatës Bullgare të Lundrimit.
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Nëse mendoni se verilindja e Bullgarisë është vetëm hambar pjellor dhe fusha të sheshta, është koha të hidhni sytë drejt mbjelljeve të rrushit, të cilat shtrihen në mijëra dekarë në rajon. Këtu vera është pjesë e përditshmërisë dhe kulturës së njerëzve...
Në brigjet e liqenit të qytetit Pravec u hap një park i ri kulturoro-historik, i cili shtrihet në 14 dekara. Atraksioni “Bullgaria Lend” ofron një mundësi unike për t’u njohur me trashëgiminë bullgare, të paraqitur në përmasa të zvogëluara. Ka modele të..