Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 korrikun 2023

Temperaturat do të pësojnë rënie në veriperëndim. Ekziston një kod portokalli i nxehtësisë në jug

Foto: BTA

Ditën e premte do të jetë me diell dhe me vapë. Pas mesditës në male dhe në verilindje do të mbajë vranësira vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 20 deri në 25°, në Sofje – 20°. Maksimumi do të jetë nga 34 në 40°, në kryeqytet - 34°.

Mbi Detin e Zi do të jetë me diell, me vranësira dhe reshje të mundshme shiu pas mesditës në veri. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 30-34°. Uji i detit është 24-26°.

Në male do të jetë me diell. Pas mesditës do të mbajë vranësira me reshje shiu në masivet e Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore. Temperatura në 1200 m do të jetë deri në 29°, në 2000 m deri në 21°.

Të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot me diell me reshje të mundshme në malet Stara Planina, Rilla dhe Rodopet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..

botuar më 25-11-11 7.35.MD
Ministri Zheço Stankov

Ministri i Energjisë: Karburantet në vend janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë

Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..

botuar më 25-11-11 5.23.MD

GERB: "Punëdhënësit duan TVSH më të lartë", punëdhënësit: "Nuk ka një ide të tillë!"

Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..

botuar më 25-11-11 4.26.MD