Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një anije vikinge u ankorua në Ruse duke lundruar për në Stamboll

Foto: BTA

Një kopje e një anijeje vikinge është ankoruar në qytetin Ruse, që ndodhet në Danub dhe nesër në mbrëmje, mes orës 18 dhe 20, qytetarët kureshtarë do të mund ta shohin atë nga brenda. Në bordin e anijes po udhëtojnë 11 norvegjezë - anëtarë të një shoqate që hulumton dhe popullarizon vikingët e lashtë.

Anija “Saga Farman” është një rikonstruim i një anijeje vikinge të gjetur në një fushë pranë qytetit norvegjez “Larvik”. Ekuipazhi synon ta çojë atë nga Tonsbergu i Norvegjisë në Stamboll të Turqisë. Fillimi i udhëtimit është caktuar më 29 prill të këtij viti dhe pritet të përfundojë më 5 gusht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjermania, Rumania dhe Italia janë partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë në BE

Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në shkurt, eksportet e..

botuar më 25-05-17 12.35.MD

Festivali i Byrekut në fshatin Banica

Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...

botuar më 25-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin

E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...

botuar më 25-05-16 7.45.MD