“Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur reputacionin afarist. Qëndrimi është në përgjigje të asaj që tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov se do të paraqitet propozimi “për të rikthyer kontrollin e portit Rosenec”. Kompania koncesionare deklaroi se të gjitha akuzat e bëra publikisht për kontrabandë dhe shkelje të tjera në territorin e portit nuk përputhen me realitetin. Kontrata e koncesionit është lidhur në vitin 2011 për një periudhë 35-vjeçare, kujton kompania, duke treguar se shteti kryen kontroll të përditshëm.
Ministri i ekonomisë, Bogdan Bogdanov, tha se po hetohet nëse dhe me çfarë mjetesh kompania kontribuoi në Fondin e Sigurimit të Sistemit Elektrik. Sipas një vendimi të parlamentit të mëparshëm, ai duhet të sjellë çdo muaj 70% të diferencës së çmimit midis naftës bruto “Brent” dhe naftës më të lirë të Rusisë “Urals”.
Qeveritarët duan të ndërpritet koncesioni i Lukoilit për portin në BurgasKa filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..