“Llukoill Neftohim Burgas” njoftoi se do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur reputacionin afarist. Qëndrimi është në përgjigje të asaj që tha bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov se do të paraqitet propozimi “për të rikthyer kontrollin e portit Rosenec”. Kompania koncesionare deklaroi se të gjitha akuzat e bëra publikisht për kontrabandë dhe shkelje të tjera në territorin e portit nuk përputhen me realitetin. Kontrata e koncesionit është lidhur në vitin 2011 për një periudhë 35-vjeçare, kujton kompania, duke treguar se shteti kryen kontroll të përditshëm.
Ministri i ekonomisë, Bogdan Bogdanov, tha se po hetohet nëse dhe me çfarë mjetesh kompania kontribuoi në Fondin e Sigurimit të Sistemit Elektrik. Sipas një vendimi të parlamentit të mëparshëm, ai duhet të sjellë çdo muaj 70% të diferencës së çmimit midis naftës bruto “Brent” dhe naftës më të lirë të Rusisë “Urals”.
Qeveritarët duan të ndërpritet koncesioni i Lukoilit për portin në BurgasKompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..