Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurmë bullgare në fshatin austriak Pulgarn

Foto: arkiv

Në shekullin e 20-të, studiuesi italian Dr. Vincenzo d'Amico shkroi se më shumë se 700 vendbanime në Itali u themeluan nga protobullgarët. Punimet e tij mbi këtë temë ruhen edhe sot në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij“.

Arsyeja pse protobullgarët u vendosën në këto troje në fillim të shekullit të VII është se ata u larguan nga Kaganati avar pas një mosmarrëveshjeje dinastike. Rreth 9000 prej tyre u nisën për në Bavari, por me urdhër të mbretit frank Dagobert, shumë u masakruan. Supozohet se eshtrat e tyre ruhen në manastirin “Sankt Florian” (Sankt Florian), i cili ndodhet 10 kilometra larg Linzit. Shumica e bullgarëve të shpëtuar, të udhëhequr nga Khan Alcek, arritën të kalonin nëpër tokat e sllavëve alpinë, paraardhës të sllovenëve të sotëm, dhe gjetën strehim në Italinë Veriore. Ata u vendosën më pas nga Lombardët në zonën e Beneventos.

Megjithatë, dy grupe bullgarësh mbeten në Bavari. Disa prej tyre u vendosën në Salzburg, dhe të tjerët - jo shumë larg Linzit të sotëm. Me ndihmën e bashkëbiseduesit tonë Dimitar Dunkov do t'ju njohim me historinë e tyre më pak të njohur. Ai është një nga mësuesit e parë në shkollën e së dielës bullgare “Orfeu” në Linz. Në temën e pranisë bullgare në këto troje ndër shekuj e ka orientuar një austriak i moshuar, i cili ndoqi kursin e gjuhës bullgare për të huajt, të drejtuar nga Dunkov. Prej tij bashkatdhetari ynë mëson se 6 kilometra larg Linzit ndodhet vendbanimi Pulgarn, i cili besohet se është themeluar nga bullgarët

Pas kërkimeve në muzeun rajonal dhe bibliotekën e qytetit të Linzit, Dimitër Dunkov tregon historinë në disa botime të dala më shumë se 10 vjet më parë në revistën "Bullgarët në Austri".

“Në mesin e shekullit të VII-të, popullsia vendase rreth Linzit ishte e përzier mes gjermanishtfolës dhe sllavë. Kanë qenë banorët vendas që e kanë quajtur vendbanimin e të ardhurve Bulgarn - shpjegon Dimitër Dunkov - Emri rrjedh nga emri bavarez për bullgarët - Bulgara. Bullgarët eAcekut që u vendosën në Salzburg u kristianizuan. Disa prej tyre u bënë murgj në manastiret afër qytetit. Murgj nga Manastiri i Salzburgut "Shën Pjetri" u dërguan në Bullgarn për të krijuar një manastir atje në një zonë në kufi me Khaganatin Avar. Është logjike të supozohet se këta murgj ishin pasardhës të bullgarëve Alcek dhe e ruajtën këtë në kujtesën e tyre. Manastiri i themeluar gjithashtu u quajt Bulgarn - Manastiri Bullgar”.

Hulumtimi që po bën bashkatdhetari ynë e çon edhe te personi që i pari përmendi emrin e vendbanimit dhe manastirit pranë tij:

"Përmendja më e hershme e fshatit dhe manastirit u bë nga peshkopi i Passau në Bavari në 1111. Për gati katër shekujt që kishin kaluar deri atëherë, banorët e saj tashmë ishin gjermanizuar dhe kristianizuar. Në shekujt XIII-XIV filloi lulëzimi i vendbanimit dhe manastirit. Në vitin 1303, së bashku me infermierinë ushtarake të ndërtuar, ata kaljonë nën patronazhin e Urdhrit Vjenez të Frymës së Shenjtë. Në vitin 1328 u themelua një manastir grash, me të cilin u formua një kompleks i tërë manastiri. Në vitin 1342, manastiri i dyfishtë – për meshkuj dhe femra, u bë i pavarur, por në shekujt në vijim pati një fat mjaft të vështirë. Në vitin 1609, mbreti hungarez Matthias Corvin ia dorëzoi manastirin Urdhrit të Jezuitëve në Linz dhe ai u rikatolikizua”.


Cili është fati i këtij vendi sot?

Fshati Pulgarn sot ndodhet rrëzë pyllit Bohemian dhe rreth një kilometër nga lumi Danub, në drejtim të Republikës Çeke. Një vendbanim komod dhe i qetë, i cili është një nga vendet më të preferuara për të jetuar në periferi të qytetit të Linzit.

Deri vonë në manastir mbaheshin shërbesa fetare dhe koncerte të muzikës kishtare, por pesë vjet më parë i gjithë kompleksi u rindërtua dhe u shndërrua në një kompleks hotelesh me qendër konferencash. Megjithatë, altari dhe enët e kishës janë ruajtur dhe gjenden në Muzeun Rajonal në qytetin e Linzit, tregon bashkëkombasi ynë Dimitar Dunkov.

Lexoni më tepër:

Përktheu në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv, Dimitar Dunkov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD