Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grafa tërheq vëmendjen mbi çështje të rëndësishme në këngën “Fiasko”

Foto: Facebook/tino.official.page

Krijuesi Vlladi Ampov - Grafa edhe një herë i kaloi standardet, dhe në një duet me Tino, prezantoi veprën e tij më të re – “Fiasko”. Kënga u përfshi në albumin e ri të Grafa “Pylli shekullor”.

Potenciali i këngës zbulohet që në sekondat e para, por ajo që e bën unike është aranzhimi, melodia dhe teksti inovativ, krijuar nga vet këngëtari. Shumë kohë më parë, me muzikën që krijon, Vlladi Ampov - Grafa dëshmoi veten si një mjeshtër i përsosur për të tërhequr vëmendjen mbi çështje të rëndësishme për shoqërinë. Me një dozë humori, muzikanti prezanton temat e integritetit në jetë, gënjeshtrës në marrëdhëniet njerëzore si dhe paraqet moralin e kthyer në fiasko: “Paketimi shkëlqen në sy, por morali është në prag të fiaskos”.

Videoja e këngës “Fiasko” meriton vëmendje të veçantë. I frymëzuar nga tingulli dhe teksti i këngës, regjisori Svilen Savov në ekip me operatorin Viktor Dobrev prezantojnë një mini-film me personazhet kryesore Grafa dhe Tino. Dinamika e videos është në sinkron me ritmin energjik të këngës dhe, pa qenë një ritregim vizual fjalë për fjalë i tekstit, përforcon rëndësinë dhe ndikimin e saj.


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga fshati Poprellka në malin Rodopa

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shtri e sëmurë Rufinka”

Këngët popullore të krahinës folklorike të malit Rodopa zënë një vend të veçantë në zemrën e çdo bullgari. Ndoshta më e njohura në mbarë botën është "Doli Deljo kaçak", këngë që udhëton nëpër univers si mesazh muzikor nga Toka, e përfshirë në "Diskun e..

botuar më 25-09-26 7.45.PD

Një dirigjent dhe solistë me famë botërore hapin sezonin e Operës së Sofjes me "Tosca"

Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..

botuar më 25-09-25 7.15.PD

ALMA dhe kënga e saj e parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”

Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..

botuar më 25-09-25 6.10.PD