Ministri i Bujqësisë Kirill Vëtev paraqiti problemet e Bullgarisë lidhur me lulediellin dhe qumështin pluhur në Këshillin e Bujqësisë të BE-së në Bruksel. Në Bullgari pritet një korrje e mirë, por për shkak të importit të lirë të lulediellit dhe vajit nga Ukraina në vitin 2022 ka 700 000 tonë luledielli të vjetër në magazinë.
Pritet një rritje e re e importeve ukrainase, paralajmëroi Vëtev, nëse kapacitetet në Bullgari dhe vendet fqinje nuk janë në gjendje të përpunojnë sasitë e rritura dukshëm. Vëtev theksoi se këtë vit kemi të korrat më të shtrenjta në Evropë dhe logjistika është ndryshuar totalisht që nga lufta në Ukrainë. Ai kërkoi përmirësimin e tranzitit të grurit ukrainas përgjatë "korridoreve për solidaritet" dhe mbrojtje për prodhuesit bullgarë.
Rritja e importit të qumështit pluhur po shkakton dumping të çmimeve dhe po rrezikon blegtorët bullgarë, paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimit për kafshët, tha Vëtev dhe kërkoi ndihmë shtesë shtetërore për këtë sektor.Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..
Anija ushtarake kërkimore-shkencore bullgare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” (NIK 421) do të niset për herë të katërt drejt Antarktidës më 7 nëntor,..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..