Me koncertin e klarinetistit virtuoz bullgar Ivo Papazov-Ibrjama dhe orkestrës “Trakia” fillon në Plovdiv edicioni i dytë i festivalit Plovdiv Jazz Summer. Organizatorët premtojnë një ndërthurje artistike të xhazit me motive popullore. Dhe festivali i sivjetshëm do të zhvillohet në dy module - njëri në kinemanë verore “Orfeu” nga data 4 deri më 6 gusht dhe tjetri në fshatin Markovo më 25 dhe 26 gusht. Në mbrëmjen e dytë të festivalit në Plovdiv do të performojnë “Antoni Donçev Xhaz Kuartet” dhe “Eva Kuartet”. I ftuar do të jetë edhe trumbetari etno xhaz nga Greqia, Pantelis Stojkos. Më 6 gusht do të ngjitet në skenë projekti ndërkombëtar Destino Tango Trio, zëri i së cilës do të jetë Kristina Vilallonga nga grupi Gotan Project.
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA