Në një mbledhje të jashtëzakonshme parlamentare deputetët shqyrtuan ndryshimet në Kodin Penal dhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Kujtojmë se të enjten e kaluar anëtarët e komisionit ligjor në Kuvendin Popullor miratuan njëzëri ndryshimet në Kodin Penal të propozuar nga GERB-SDS, Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe DPS. Shkak për ndryshimet urgjente në Ligjin dhe Kodin Penal u bënë rastet e shpeshta të dhunës ndaj grave, ku më drastike ishte rasti i 18-vjeçares nga Stara Zagora e cila u pre me thikë bedele – akt që u cilësua nga gjykata si “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është nga fundi i qershorit, por vetëm tani opinioni dëgjoi për të dhe reagoi me valë pakënaqësie civile. Njerëz nga mbi 20 qytete të vendit, si dhe bullgarë nga jashtë organizuan protesta me kërkesa për dënim të shpejtë dhe efektiv të përdhunuesit. Protesta do të vijojë edhe ditën e martë – 8 gusht, pasi përmes këtij rasti shoqëria pa edhe një herë mosveprimin e institucioneve në favor të një recidivisti, i cili pas tij ka shumë shkelje të ngjashme.
“Bullgarët nuk mund të dhurojnë më, sepse nuk ka njeri normal që mund ta pranojë këtë dhunë si pjesë të përditshmërisë sonë; të pranojë se duhet të jetojë me frikën e poshtërimit, rrahjes ose keqtrajtimit mendor të fëmijës së tij.” Këtë e tha Maria Boneva, një nga qytetaret aktive që kërkon ndryshimin e legjislacionit në mënyrë që fajtorët të marrin dënime të shpejta dhe efektive. Vetë Maria për më shumë se 20 vjet është duke luftuar me një traumë fizike dhe mendore, pas një sulmi të rëndë ndaj saj:
“Tek ne duhet ndryshuar mënyra se si bëhet ekspertiza mjekoligjore. Krahas kësaj duhet të ketë dënime të shpejta dhe efektive. Unë po luftoj kundër kësaj, që përdhunuesit të lirohen me kusht, për të mos folur për shumën e mjerueshme që duhet paguar prej 500 deri në 1000 leva. Kufiri minimal duhet të jetë 25 mijë leva, sepse kjo është shuma minimale për trajtimin e viktimës. Krimet e tilla të rënda duhet të dënohen me burgim të përjetshëm. I gjithë sistemi ynë është i kalbur dhe unë do të luftoj për ta ndryshuar. Më vjen keq për faktin që gjithçka merret në kuadër të dhunës në familje. Kam të drejtë ta them sepse në protestën në Stara Zagora marr pjesë nga pozicioni i viktimës. Këtu nuk po flasim për një rast dhune, por janë një seri dhe kjo është rënia e shoqërisë sonë. Ne e kemi lejuar që të vijë deri këtu. Jetojmë në një shoqëri ku prindërit janë indiferentë ndaj akteve mizore të fëmijëve të tyre dhe e pranojnë si problem të vogël përdorimin e substancave narkotike, të cilat, megjithatë, turbullojnë mendjen dhe shpeshherë janë shkak për akte dhune. Në këtë drejtim, protesta në mbështetje të vajzës së 18-vjeçare nga Stara Zagora është shumë më e thellë. Ai është kundër të metave në shoqërinë tonë. Për vite kemi parë sesi problemet fshihen qëllimisht. Ai që preu trupin e Deborës kishte pasur shkelje të mëparshme, por nuk kishte marrë një dënim efektiv për veprimet e tjera të tij dhe rrahjet e grave.”
Fakti që deputetët u mblodhën për të ndryshuar Ligjin për Dhunën në Familje nuk është diçka konstruktive - konsideron Maria Bonçeva. Për të, shenja e vetme e ndryshimit do të ishte nëse do të kishte një dënim të shpejtë dhe efektiv për autorin. “Tjetra është politizimi i një rasti që përfshin shumë vuajtje njerëzore.” Bashkëiseduesja shton se zemërimi është edhe më i madh sepse institucionet në Bullgari veprojnë në mënyrë selektive. Do të kishte dënime të shpejta dhe efektive nëse viktima do të ishte vajza e prokurorit ose të njërit prej pushtetarëve. Por për njerëzit e zakonshëm nuk ka një mbrojtje të tillë. Asgjë nuk i justifikon institucionet, sepse si mund të lirohet një person që është qartazi sadist – është e papranueshme që prokurori, për më tepër se është një grua, ta lirojë kriminelin” – thotë Maria Boneva.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..