7
							
											
											Qyteti  bregdetar Varna pret bienalen më të madhe grafike në Ballkan. Këtë vit, në të prezantohen  piktorë nga 53 vende, me një pjesëmarrje shumë të fortë të krijuesve nga  Meksika, Tajlanda, Japonia. Marrin pjesë edhe piktorë nga Afrika e Jugut,  Bangladeshi, Kili, Porto Riko, Polonia, Kanadaja, Republika Dominikane. 
Bienalja  Ndërkombëtare e Grafikës në Varna nuk është vetëm më e madhja në Gadishullin  Ballkanik, por edhe një nga më të gjatat në botë. Historia e saj më shumë se  40-vjeçare e rendit atë ndër ngjarjet më të autoritetshme që tregojnë tendencat  në artin grafik botëror dhe atë bullgar. Nga afro 623 grafika të huaja të  paraqitura nga 390 autorë, këtë vit për pjesëmarrje u përzgjodhën 210 autorë,  ndërsa në paraqitjen bullgare u përfshin 114 autorë me gjithsej 158 grafikë. 
Pjesëmarrësit  nga Tajlanda vendosën një lloj rekord për prezantimin e autorëve më të rinj. Më  shumë punime se zakonisht vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut fqinje. “Kjo  dëshmon se Bienalja e Varnës është një forum i kërkuar nga piktorë në vende të  ndryshme dhe konfirmon autoritetin e saj me çdo edicion të mëpasshëm” - thekson  drejtori i Galerisë së Arteve Grafike në kryeqytetin tonë detar Vencesllav  Antonov: “Në këtë edicion, tashmë pas pandemia, ndihet një qetësim mes  grafikëve. Na vjen mirë që pjesëmarrja bullgare është padyshim më e mira për  shumë vite”. 

Forumi  organizohet në sallat e Galerisë së Arteve të Qytetit “Boris Georgiev”. 
Përpilues:  Gergana Mançeva 
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të korrikut dhe fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Kozetës në muzikalin e njohur “Të mjerët”..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i Matsuo Basho në qytetin Iga të Japonisë. Për herë të parë, një bullgar ka marrë çmimin..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për organizatorët nga Shoqata Bullgare e Librit, Instituti Bullgar i Kulturës në Berlin dhe diplomatët..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..