Qyteti bregdetar Varna pret bienalen më të madhe grafike në Ballkan. Këtë vit, në të prezantohen piktorë nga 53 vende, me një pjesëmarrje shumë të fortë të krijuesve nga Meksika, Tajlanda, Japonia. Marrin pjesë edhe piktorë nga Afrika e Jugut, Bangladeshi, Kili, Porto Riko, Polonia, Kanadaja, Republika Dominikane.
Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në Varna nuk është vetëm më e madhja në Gadishullin Ballkanik, por edhe një nga më të gjatat në botë. Historia e saj më shumë se 40-vjeçare e rendit atë ndër ngjarjet më të autoritetshme që tregojnë tendencat në artin grafik botëror dhe atë bullgar. Nga afro 623 grafika të huaja të paraqitura nga 390 autorë, këtë vit për pjesëmarrje u përzgjodhën 210 autorë, ndërsa në paraqitjen bullgare u përfshin 114 autorë me gjithsej 158 grafikë.
Pjesëmarrësit nga Tajlanda vendosën një lloj rekord për prezantimin e autorëve më të rinj. Më shumë punime se zakonisht vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut fqinje. “Kjo dëshmon se Bienalja e Varnës është një forum i kërkuar nga piktorë në vende të ndryshme dhe konfirmon autoritetin e saj me çdo edicion të mëpasshëm” - thekson drejtori i Galerisë së Arteve Grafike në kryeqytetin tonë detar Vencesllav Antonov: “Në këtë edicion, tashmë pas pandemia, ndihet një qetësim mes grafikëve. Na vjen mirë që pjesëmarrja bullgare është padyshim më e mira për shumë vite”.
Forumi organizohet në sallat e Galerisë së Arteve të Qytetit “Boris Georgiev”.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..