Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fluks i madh njerëzish drejt maleve në mes të vapës së padurueshme

Holandezët, belgët, polakët, francezët dhe gjermanët janë ndër adhuruesit më të mëdhenj të ecjes malore në vendin tonë

Foto: BGNES

Këtë verë, hotelet tona malore, bujtinat dhe shtëpizat gëzojnë interes të madh turistik, veçanërisht në fundjavë, kur është pothuajse e pamundur të gjesh vende të lira, tregon një kontroll i Radio Bullgarisë. Disa baza janë të rezervuara paraprakisht deri në fund të sezonit. Dhe meqenëse kërkesa përcakton ofertën, çmimet rriten. Një natë për dy në një bujtinë modeste në male lëvizet mesatarisht nga 70 deri në 100 leva, dhe kohët e fundit tendenca është të merret me qira të gjithë shtëpinë për një natë me çmime që fillojnë nga 200-300 leva. Gama e ofertave të vendpushimeve tona malore është gjithashtu e gjerë, ku çmimi varet nga kategoria e hotelit, mënyra e të ushqyerit dhe prania e një zone spa etj., por ka edhe një rritje serioze të çmimeve.

Të rinjtë, familjet me fëmijë dhe të huajt janë ndër miqtë më të shpeshtë të bazave tona malore, të cilat janë pikënisja e shëtitjeve në freskinë e natyrës.

“Qoftë Vitosha, qoftë Rila, Pirin apo Stara Pllanina, kërkohet një lartësi mbi 1400-1500 m. Atje është më e freskët, me hije, hasim në një brez kryesisht pyjor – thotë Petër Stojanov, një pronar kasolle, vullnetar dhe bashkëkryetar i Bashkimit Malor Bullgar. - Korriku dhe gushti janë muaj të qëndrueshëm pa ndryshime të papritura të kushteve atmosferike dhe janë të përshtatshëm për ngjitje në malet e larta Rila dhe Pirin, në majat dhe liqenet – secili mund të shkojë ku dëshiron. Nëse e mendoni me kujdes itinerarin dhe nuk i mbivlerësoni aftësitë tuaja fizike, nuk duhet të ketë një mal në vendin tonë që do t'ju habisë, por është shumë e rëndësishme të përgatiteni mirë paraprakisht.”

Një rrjet i dendur shtigjesh mbulon shumicën e maleve në Bullgari. Ju do të gjeni informacione të përditësuara rreth tyre në faqen e internetit të krijuar nga një grup entuziastësh. Në një hartë interaktive, ata kanë grafikuar rreth 70 për qind të itinerareve të shënuara, si dhe disa shtigje të pashënuara.

“Në Bullgari kemi mundësinë e mirë të disponojmë kasolle në një distancë më të vogël se një ditë në këmbë dhe nuk është e nevojshme të kalojmë natën diku në të hapur duke ecur midis dy kasolleve - shpjegon Petër Stojanov. - Ne kemi një dendësi të mjaftueshme të shtëpizave në itineraret, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës. Para kohe, paraardhësit tanë, të cilët i ndërtuan kasollet në baza vullnetare, vendosën se ishte mirë të kishim një kasolle ose një strehë në një distancë prej 6-8 orësh. Pra, nëse nuk ka kasolle, ka strehë. Në 20-30 vitet e fundit u ndërtuan disa strehimore emergjente në disa nga itineraret më të frekuentuara, si midis qytetit Kallofer dhe majës Botev (në Stara Pllanina), ku u ndërtuan disa strehimore të tilla.”

Holandezët, belgët, polakët, francezët dhe gjermanët janë ndër adhuruesit më të mëdhenj të ecjes malore në vendin tonë. Shumica janë turistë individualë dhe e organizojnë vetë qëndrimin e tyre në malet tona nëpërmjet internetit:

Vëzhgimet e mia janë se të huajt i kushtojnë shumë më tepër vëmendje dhe kohë përgatitjes së tyre. Ata studiojnë harta letre që janë ende të përditësuara, përdorin aplikacione të imazheve satelitore, bëjnë kërkimet e tyre dhe nuk kanë probleme të lëvizin nëpër male. Rrugët kryesore për të cilat vijnë janë Itineraret ndërkombëtare E3, E4 dhe E8, të cilat janë të njohura në Evropë, ka mjaft informacion dhe aplikime online për to”, përfundon Petër Stojanov.

Lexoni më shumë:

Autor: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tërheqim botën me natyrë dhe WiFi – Bullgaria me vizë për nomadët dixhitalë

Bullgaria është afirmuar si një destinacion udhëheqës për nomadët dixhitalë në Evropën Lindore, me internetin më të shpejtë në rajon – mbi 100 Mbps madje edhe në disa shtëpi malore – dhe me qira mujore nën 400 euro. Qytete si Bansko, Sofja dhe Plovdiv..

botuar më 25-08-12 7.05.PD

Turistë nga Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të ngjisin majën Cërnook

Shoqata Sportive e Alpinizmit “Mlladost” në Bosilegrad të Serbisë, me mbështetjen e Komunës së Bosilegradit dhe Shoqatës së Alpinistëve të Serbisë, organizon ngjitjen e XII-të ndërkombëtare në majën Cërnook (1881 metra). Ngjarja do të mbahet më 16..

botuar më 25-08-08 12.07.MD

Freski, ecje në natyrë dhe pamje mbresëlënëse – shpëtoni nga vapa në Svoge

Kur termometrat në Sofje i afrohen pa mëshirë 40°C, ajri bëhet i rëndë si plumbi, rrugët boshatisen dhe njerëzit kërkojnë shpëtim në malet përreth. Vetëm rreth një orë me makinë në veriperëndim të kryeqytetit, shpatet e malit Stara Pllanina në rajonin..

botuar më 25-08-07 7.05.PD