Unë pres që të ketë një rotacion. Kalimi nga një kryeministër dhe nga një përbërje e kabinetit në një tjetër është i vështirë, por kjo ka ndodhur në Rumani, do të ndodhë edhe në vendin tonë, tha për televizionin “Bulgaria ON Air”, kryeministri akademik Nikollaj Denkov.
Nëpërmjet negociatave me "Lukoil" do të përcaktohet se si raportohen paratë në buxhetin bullgar. Duhet të kërkojmë fondet nga kompania, shtoi kryeministri. Për “Rosenec” – opsioni më i mirë është që porti të kthehet në kontrollin e shtetit, por rafineria në Burgas të funksionojë normalisht. Bisedimet kanë filluar me idenë se ato mund të përfundojnë me një marrëveshje të dobishme reciproke.
Kontrata me kompaninë turke të gazit "Botash" krijon shumë rreziqe për shtetin, dhe nuk merr parasysh mundësitë për zhvillimin e tregut të energjisë. Ne po bëjmë ç'është e mundur për të lidhur një aneks të kësaj kontrate, me të cilën rreziqet janë minimizuar, sqaroi kryeministri.Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..