Unë pres që të ketë një rotacion. Kalimi nga një kryeministër dhe nga një përbërje e kabinetit në një tjetër është i vështirë, por kjo ka ndodhur në Rumani, do të ndodhë edhe në vendin tonë, tha për televizionin “Bulgaria ON Air”, kryeministri akademik Nikollaj Denkov.
Nëpërmjet negociatave me "Lukoil" do të përcaktohet se si raportohen paratë në buxhetin bullgar. Duhet të kërkojmë fondet nga kompania, shtoi kryeministri. Për “Rosenec” – opsioni më i mirë është që porti të kthehet në kontrollin e shtetit, por rafineria në Burgas të funksionojë normalisht. Bisedimet kanë filluar me idenë se ato mund të përfundojnë me një marrëveshje të dobishme reciproke.
Kontrata me kompaninë turke të gazit "Botash" krijon shumë rreziqe për shtetin, dhe nuk merr parasysh mundësitë për zhvillimin e tregut të energjisë. Ne po bëjmë ç'është e mundur për të lidhur një aneks të kësaj kontrate, me të cilën rreziqet janë minimizuar, sqaroi kryeministri.Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..