Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia ndalon furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë

Ministri bullgar i mbrojtjes Todor Tagarev
Foto: BGNES

Rusia do të ndalojë furnizimin me pjesë rezervë për pajisje ushtarake për vendet armike, përfshirë Bullgarinë. Licencat për riparimin e pajisjeve ushtarake të prodhimit rus/sovjetik gjithashtu hiqen. Vendimi, i cili prek pajisjet e aviacionit, është një përgjigje ndaj transferimit të pajisjeve ushtarake ruse dhe sovjetike në Ukrainë. Këtë e bëri të ditur sot Dmitri Shugaev, kreu i Shërbimit Federal për Bashkëpunim Ushtarak-Teknik të Rusisë, gjatë forumit "Ushtria-2023".

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev deklaroi para gazetarëve se ka raste të izoluara në të cilat ndërmarrjet bullgare punojnë me licenca të tilla. Në këto raste, ndërmarrjet kërkojnë burime alternative të know-how, tha Tagarev. Sipas tij, Rusia ka pretendime shumë më të mëdha që nuk njihen nga shteti bullgar dhe nuk do të njihen.

Ministri siguroi se rreziqet e sigurisë në Detin e Zi janë subjekt i analizave të vazhdueshme dhe janë duke u diskutuar opsione të ndryshme për veprim. Shkak për komentin e tij ishte rasti i një zjarri paralajmërues kundër një anijeje tregtare në Detin e Zi në afërsi të Zonës Ekonomike Bullgare.  Sipas Tagarev, anija tashmë ka arritur në destinacionin e saj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD