Dy nga tre shtetasit bullgarë të arrestuar në Britaninë e Madhe nën dyshimin për spiunazh për Rusinë ishin anëtarë të komisioneve zgjedhore seksionale, konfirmoi Ministria e Jashtme. Katrin Ivanova dhe Biser Xhambazov ishin kryetarë të komisioneve seksionale zgjedhore të votimit të fundit parlamentar në Londër.Ata kanë pasur edhe përvojë nga pjesëmarrjet e mëparshme në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2019.
Një bujtinë e lënë pas dore në Grejt Jarmut ishte selia detare e “Agjentit 007” rus, shkruan gazeta britanike “The Times” në lidhje me të arrestuarin Orlin Rusev, i konsideruar si udhëheqës i celulës së spiunazhit. Një nga emailit e tij personale ishte “007”. Në një dhomë të shtëpisë, e paraqitur edhe si Hotel “Heidi” me tre yje, u zbulua një dhomë me pajisje për të bërë letërnjoftime false. Hoteli është në pronësi të 47-vjeçares Irina Përvanova, një biznesmene bullgare e cila e bleu atë për 220 000 paundë në shtator të vitit 2021.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..