"Kështjella prej rëre" - ky është titulli i një kënge që IVA incizoi në verën e 2020.
IVA është Iva Georgieva - tashmë e njohim nga formati televiziv "Zëri i Bullgarisë", në të cilin në vitin 2019 ajo zuri vendin e dytë.
Teksti i "Kështjella prej rëre" është shkruar nga vetë IVA, muzika është krijuar së bashku me Stojan Stojanovin - Storn, i cili e bëri aranzhimin. Kitarat janë incizuar nga Aleks Nushev, kurse tromboni karakteristik është i muzikantit kubanJose Ramon Nunez.
Dëshira e muzikantëve është që me këngën e tyre të re të na mbushin me emocione pozitive.
Përpiloi: DiljanaTraçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në..