Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga e kaluara drejt së ardhmes:

Një shkollë fshatare me një histori shekullore po zgjohet për një jetë të re

Foto: Cosmos International School

Që nga viti 2000, në vendin tonë janë mbyllur 987 shkolla, sipas një raporti të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Arsyeja më e zakonshme për këtë është zvogëlimi i numrit të studentëve në to. Megjithatë, ekziston edhe prirja e kundërt - drejt ringjalljes së shkollave të vjetra që u mbyllën vite më parë. Një shembull i një lulëzimi të tillë mund të gjendet në komunën e Gorna Malinës, afër Sofjes, ku në fshatin Osoica, një ekip njerëzish të guximshëm dhe të motivuar po i jep një jetë të re ndërtesës së shkollës lokale, e cila ka mbetur bosh prej kohësh. Dhe kështu, prej një viti në oborr dhe korridoret e saj, dëgjohet sërish zhurma e gëzuar e fëmijëve.


“Është ndërtuar në vitin 1930 nga refugjatët bullgarë pas kryengritjes së Kresnës dhe Razllogut. Ata u vendosën në fshatin Osoicadhe ai gradualisht u rrit - Tatjana Zaharieva, drejtoresha e shkollës së ringjallur, na kthen në histori. - Si rilindës, njerëzit vendosën se shkolla e re ishte gjëja më e rëndësishme, ndaj kryetari i atëhershëm i bashkisë mori një kredi të veçantë. Dizajneri u bë një arkitekt italian, i cili solli me vete dy gurgdhendës italianë që trajnuan gurgdhendës vendas. Në ndërtimin e shkollës morën pjesë të gjithë banorët e fshatit dhe rrethinës. Pjesë e saj është edhe kulla e sahatit, e cila është monument kulture. Kur e pashë objektin, kishte 30 vjet që ishte i braktisur dhe e vetmja gjë që kishte bërë bashkia ishte ndërrimi i çatisë. Gjithçka në këtë godinë është bërë në mënyrë unike, e cila do të lejojë që shkolla të ekzistojë edhe për të paktën 200-300 vjet të tjera”, është e bindur Zaharieva.

Aktualisht shkolla është një nga 10 000 shkollat ​​në 160 vende të akredituara për të punuar në programin ndërkombëtar të Kembrixhit, e cila i ndihmon fëmijët të mësojnë aftësi që do të përdorin gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo i mundëson asaj të shkëmbejë eksperiencë me institucione të tjera prestigjioze arsimore dhe të ofrojë një shans për realizimin e të diplomuarve të saj në çdo pjesë të planetit. Përveç programit ndërkombëtar, shkolla punon edhe në atë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me mësim të zgjeruar të gjuhës bullgare, historisë, gjeografisë dhe matematikës.


“Për ne është e rëndësishme që fëmijët të jenë të lidhur me natyrën, të kenë kohë për sport, shëtitje në male, por edhe të kenë një bazë shumë të mirë akademike mbi të cilën mund të shkelin për të ndërtuar të ardhmen përpara tyre”, shpjegoi Tatjana për Radio Bullgarinë. - Ne krijojmë njerëz, mbajmë gjallë imagjinatën krijuese të fëmijëve, në mënyrë që ata të mund të besojnë se mund të arrijnë gjithçka që ëndërrojnë”.


Për këtë kontribuojnë një sërë aktivitetesh jashtëshkollore, ndër to janë klubi teatror, ​​grupi muzikor, gazeta shkollore. Aktualisht po ndërtohet një kuzhinë për ushqim të shëndetshëm, së bashku me konviktet ku fëmijët do të mund të kalojnë natën. Më shumë se 20 mësues - bullgarë dhe të huaj - janë gjithashtu të përfshirë në kauzën e Tatjanës.


“Po, mësuesja e muzikës është nga Kuba. Ajo quhet Irenia Vasquez. Fëmijët e adhurojnë për shkak të dinamikës në klasat e saj. Me ndihmën e saj ata krijuan një këngë për shkollën, me tekstin dhe muzikën e tyre. Ne duam të bëjmë që fëmijët nga i gjithë rajoni i Gorna Malinës të kenë radion e tyre për fëmijë” - Tatjana Zaharieva nuk i fsheh ëndrrat e saj për shkollën dhe rajonin.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Cosmos International School


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD