Një kompani austriake që furnizon lëndë druri dhe aksesorë për kompanitë e mobilieve po zgjeron prodhimin e saj në Bullgari. Deri më sot, kompania, e cila është punëdhënësi më i madh në rajonin e Veliko Tërnovos, ka një partneritet të suksesshëm me një rrjet shpërndarësish brenda dhe jashtë vendit. Punëtorët e kërkuar nga kompania do të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit, si elektricistë, mekanikë, operatorë makinerish, paketues dhe të tjerë. Gjigandi industrial, i themeluar si një punishte e vogël familjare për përpunim druri në Austri në vitin 1897, sot ka degë në mbi 40 vende në Evropë dhe SHBA.
Përpiloi: Joan Kolev
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..